Shkarkohet Bordi i Radio Televizionit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Në seancën e sotme është shkarkuar Bordi i RTK-së i cili përbëhej nga tetë anëtarë gjithsej.

Emrat e anëtarëve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi shkarkimin e këtij bordi. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës në seancën e sotme u vendos për shkarkimin e këtij bordi, në bazë të votave shumicë që pati Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët e opozitës kanë kundërshtuar mënyrën e shkarkimit të Bordit të RTK-së, duke theksuar se pozita po tenton që të RTK-në ta shndërrojë në zyrë të tyre.