Ministri Vitia merr dozën e parë të vaksinës Astrazeneca

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot me vaksinën antiCOVID.

Ministri Vitia është vaksinuar me llojin e vaksinës AstraZeneca.

Aktualisht ministri Vitia është duke pushuar 15 minuta ku po mbikëqyret nga ekipet mjekësore.

Duhet përkujtuar që së fundi pati shqetësime të mëdha nga qytetarët për mos-marrje të vaksinës AstraZeneca, por nga përfaqësuesit shtetëror është bërë thirrje që të merret edhe ky lloj i vaksinës që është aprovuar nga OBSH.