2 viktima dhe 8 raste të reja me Covid-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit jantë regjistruar dy raste të vdekjes, derisa janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19.

“Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, ka njoftuar MSH-ja.

MSh’ja ka njoftuar edhe për numrin e qytetarëve që janë vaksinuar deri tash.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë