10 burra të armatosur plaçkitën shtëpinë e Loredanës teksa ajo dhe familja e saj ishin në gjumë

Reperja e njohur ka treguar rastin e frikshëm që i ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Loredana njihet si ndër reperet më të njohura shqiptare e cila pëlqehet jo vetëm nga audienca shqiptare por edhe ajo evropiane.

Ajo jo rallë herë tregon blerjet e saja luksoze në rrjete sociale ku shfaq rroba nga më të ndryshmet nga markat e njohura si, Louis Vuitton, Dior, Balenciaga, Bottega Veneta e shumë tjera.

Ajo sot ka ndarë lajmin se 10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë plaçkitur gjëra me vlerë teksa ajo, familja dhe stafi i saj ishin në gjumë.

Video Player

00:00
00:15

Lajmin për rastin e frikshëm ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram ku shkroi dhe detajoi se si kishte ndodhur rasti më saktësisht, ku menjëherë pas rrëfimit ajo publikoi disa video ku shihen hajdutët duke bërë aktin ilegal.

Video Player

00:00
00:07

“10 burra të armatosur hynë në shtëpinë tonë. nuk mund ta besoja vetë po flija. Nëse keni ndonjë ide se kush janë ju lutem më tregoni se nuk ka të bëjë me paratë por me një send shumë personal që më është vjedhur. Falënderoj zotin familjen time dhe ekipin tim që dhe asgjë nuk ndodhi. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithashtu të gjitha shiritat nga kameramani ynë. Dje e kuptova përsëri, jini mirënjohës çdo ditë për atë që keni”, shkroi Lori në Instastory.

Ajo tha se nuk i intereson për paratë e vjedhura por për një gjësend me vlerë tejet personale që dëshiron ta rikthejë, reperja gjithashtu u shpreh se dje u rikujtua se duhet të jetë shumë mirënjohëse për ato që ka.