Nga nesër qytetarët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër qytetarët do të mund të furnizohen me insulinë.

Sipas njoftimit të komunës, furnizimi me insulinë do të bëhet vetëm në barnatoren kryesore të Qendrës së Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftoj se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe prej gjashtë muajsh qytetarët të cilët janë të prekur me diabet, janë përballur me mungesë të insulinave nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare anembanë vendit.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftoj se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm.