Modelja dhe autorja shqiptare, e cila tanimë jeton dhe vepron në Amerikë, Angela Martini, komentohet mjaft shumë për imazhet dhe videot që publikon.
Artistja, e cila numëron 510 mijë ndjekës në Instagram, e tillë shfaqet edhe në këto të fundit.
Ajo vjen në formë të mrekullueshme në disa fotografi që ka shpërndarë nga pushimet me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.
Bukuroshja nga Shkodra vë në pah linjat trupore në një palë bikini të verdha, gjersa pozon në një jaht luksoz.
“Momente të rastësishme të fundjavës”, ka shkruar ajo.
Përkundër aludimeve në rrjete sociale, Angela duket se po kalon çaste të lumtura pranë partnerit.
Kjo pasi është komentuar disa herë se është ndarë nga aktori dhe producenti i njohur për shkak të disa ngjarjeve të këtij të fundit.