Ndër çiftet më të pëlqyera në shqiptari janë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj.
Bukuroshja sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk mungoi as urimi nga partneri i saj.
Si gjithmonë ai u tregua mjaftë emocionues dhe romantik me dedikimin për të dashurën e tij.
‘Urime ditëlindjën dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë.
Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.
Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.
Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty.
Gezuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.
❤❤’, shkroi ai krahas imazhit.