Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest

Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, është vendosur në Budapest.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjeteve sociale ku ka postuar edhe fotografi.

“Skënderbeu në Budapest!

Shtyrë dy vite prej pandemisë, vepra e Odhise Paskalit (me të drejta autori) e riprodhuar me mjeshtëri nga skulptori i @bashkiatirane , mjeshtri Agim Rada, do të inagurohet pas pak në Parker Qendror të Bashkisë së Budapestit. 👍

Krenar për skuadrën e punës”, ka shkruar Veliaj, njofton Klan Kosova.