Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti nuk raportohet për të lënduar, përpos dëmeve materiale dhe kolonave të gjata të cilat janë shkaktuar.
Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët po merren me rastin.
“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Borovci.