Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet të cilat raportohen në polici sa i përket kartëmonedhave të falsifikuara.
Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit vetëm në Prishtinë janë raportuar dy raste të falsifikiimit të parave.
“Prishtinë, 20.06.2021-17:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë me vlerë 100€ e cila dyshohet për falsifikim. Rasti është iniciuar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë për rastin që ka ndodhur më para pesë ditësh.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur një ditë më vonë, kur ankuesi mashkull ka raportuar në polici se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë false.
“ Prishtinë, 21.06.2021-15:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë me vlerë 100€ e cila dyshohet për falsifikim. Rasti është iniciuar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.
Rastet e falsifikimit të parave kanë shënuar ngritje gjatë kohëve të fundit, duke marrë parasysh edhe rastet e raportuara në polici.
Së fundmi, Policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona në Sllatinë, të cilëve u ishin gjetur mijëra euro false.