Rita Ora shfaq sensin e saj elegant të stilit me një fustan të zi, ndërsa shkon për darkë në Los Angeles

Ajo ka bashkuar forcat me DJ Sigala për të publikuar këngën e saj më të re verore, të titulluar “You For Me”.

Dhe Rita Ora dukej lehtë elegante e veshur me një fustan të zi të mërkurën ndërsa mbërriti në Matsuhisa në Los Angeles për darkë përpara publikimit të projektit të saj të ri muzikor, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçare, dukej elegante dhe në modë me fustanin e veshur, e kompletuar me një pamje të freskët, ndërsa u pa duke dalë nga një automjet dhe duke u drejtuar brenda zonës së famshme VIP.

Bukuroshja bjonde kishte zgjedhur disa stoli prej ari dhe argjendi, duke e bërë dukjen e saj edhe më atraktive.

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë dore me diamant dhe nxori në pah fytyrën e saj joshëse me një makijazh të lehtë.

Rita i kishte mbërthyer flokët e saj bionde në stilin simite.

Këngëtarja së fundmi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet e klipit të saj më të fundit, që do të publikohet më 2 korrik.

Në klip, Rita do të shfaqet me bikini të kuqe në formën e një trëndafili të madh në pjesën e përparme.

“Kush është gati për verën ?! Jam shumë e ngazëllyer për t’u bashkuar me DJ Sigala në këtë goditje verore, ‘You For Me’ ,ë 2 korrik! Le të shkojmë”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografive.

Ylli me prejardhje nga Kosova gjithashtu publikoi një tjetër fotografi artistike nga xhirimet e klipit, në të cilën shfaqeshin gjashtë notarë të sinkronizuar duke notuar në sipërfaqen e ujit të një liqeni të qetë me një ishull të pyllëzuar në sfond.

Rita dhe Sigala kanë punuar së bashku më parë në këngën “Coming Home”, e cila u lansua në nëntor të vitit 2015, dhe kishte rezultuar mjaft e suksesshme.