Shumë prej nesh kanë tendencë të ngecin, veçanërisht me diçka që përsërisim aq shpesh sa rutina jonë e grimit.
Dhe të gjithë jemi marrë me rrudhjen ose shkrirjen e fondatinës gjatë verës, kështu që jemi këtu për t’ju bërë të ditur se mund të jetë koha për të përzier gjërat. Thjesht hedhja e disa hapave me një “rutinë të kundërt grimi” mund të ndihmojë që grimi juaj të zgjasë më shumë dhe të mos e nxjerrë në pah ndonjë vijë të hollë.
Shumica e njerëzve ndjekin këtë rend: ‘primer’, fondatinë, korrektor, pluhur i tejdukshëm dhe më pas duke përfunduar me spërkatje. Sigurisht, ju mund të përdorni më shumë ose më pak në varësi të mbulimit tuaj të preferuar ose nëse jeni duke u përgatitur për një ngjarje të madhe.
Por Marianna Hewitt, bashkëthemeluese e kompanisë së kujdesit për lëkurën Summer Fridays, ndau se si një ndryshim i thjeshtë lejon që pamja e saj e përfunduar të zgjasë më shumë dhe gjithashtu e mban atë të mos rrudhet. Ja se si ajo ju sugjeron të bëni rutinën tuaj të bukurisë:
-
Hidratoni fytyrën tuaj.
-
Mbuloni me një pluhur të tejdukshëm duke përdorur një furçë kozmetikë.
-
Spërkatni pak nga spreji vendosës i grimit dhe lëreni të thahet për një ose dy minuta.
-
Shto ‘primer’.
-
Vendosni fondatinën.
Ajo nuk aplikon korrektor në video, por mund ta vendosni menjëherë pasi të keni mbaruar me fondatinën.
Shikoni TikTok-un më poshtë për ta parë atë duke provuar këtë dhe për t’i dhënë vulën e saj të aprovimit.
First time trying this #makeup tip – how do you think it turned out?! #beautyhacks #makeuptutorial #foundation #skincare