I pari i FFK-së, Agim Ademi ka përgëzuar Prishtinën për ndeshjet parakualifikuese që i zhvilloi ndaj skuadrave Folgore dhe asaj të sotmes ndaj skuadrës Inter d’Escaldes ku skuadra nga Kosova triumfoj.
Ademi këtë e ka bërë përmes statusit në llogaritë sociale Facebook e Instagram.
Statusi i plotë:
Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja e mirë dhe përkushtimi i treguar si në ndeshjen gjysmëfinale ndaj skuadrës Folgore po ashtu edhe në atë finale ndaj skuadrës Inter d’Escaldes, dëshmojnë se kalimi i këtij rrethi parakualifikues ishte mëse i merituar.
Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojë sa më larg në garën më prestigjioze të futbollit evropian.
Me respekt,
A.A.