​Kurti: Të fuqizojmë sistemin shëndetësor dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve

Në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Kornizës së bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm (UNSDCF) 2021-2025, kryeministri Albin Kurti tha se dy prioritetet themelore janë menaxhimi i pandemisë për të minimizuar pasojat, si dhe përmirësimi i pasojave që janë shkaktuar në ekonomi.

“Kemi për qëllim që të fuqizojmë sistemin shëndetësor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve pa kurrfarë dallimi”, theksoi Kurti, duke shtuar se prioritet kyç është edhe reforma e administratës publike.

Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se prioritetet kyçe për pesë vitet e ardhshme mbeten qeverisja transparente, cilësia dhe transformimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë së gjelbër.