Vdes një person në Gjilan, u plagos me thikë

Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan ka ndodhur një plagosje më thikë. Personi i plagosur nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar, Ismet Hashani, zëdhënës për Gjilan.

“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore”, tha Hashani.

Ai ka thënë se kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, shtoi tutje ai.