Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të miratojë pikën e shkarkimit të pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votimin e kësaj pike, pasi në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.
Tutej ai shtoi se Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 16:00 kur edhe pritet të rifillojë përsëri seanca plenare.