Ministri Mehaj nuk tregon arsyen e pjesëmarrjes së Prindon Sadriut në “Defender Europe 2021”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë përsëri pyetje Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për pjesëmarrjen e bashkëshortit të Vjosa Osmanit, Prindon Sadriut në aksionin “Defender Europe 2021” të FSK-së.

Por, ministri Mehaj nuk i ka kthyer përgjigje deputetes, por ka thënë fjalë të mira për mbarëvajtjen e aksionit.

“Më lejoni të ju informoj se ‘Defender Europe’, 2021 ka qenë një operacion i përbashkët i udhëhequr nga ShBA-të. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 28 shtete, në mesin e tyre edhe mbi 300 ushtarë të FSK-së”, deklaroi ai.

Ai ka deklaruar se për tu përgjigjur rreth kësaj çështje është komandanti i FSK-së.

Pas kësaj deklarate të ministrit, ka reaguar deputetja Musliu e cila ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Mbrojtjes, pasi që sipas saj ai nuk i di kompetencat e veta.