Arbenita dhe Nina priten në mënyrën më të veçantë kur kthehen në Kosovë

Me disa foto në llogarinë e saj, Arbenita Ismaili ka zbuluar mikëpritjen që ka gjetur nga kthimi në shtëpi së bashku me të voglën e saj.

Vetë modelja ka zgjedhur një ‘look’ minimalist me një kostum në ngjyrë rozë të lehtë. I gjithë ambienti ka qenë i zbukuruar në nuancat e rozës, ndërsa Arbenita ka pozuar me vajzën në krahë.

 

Kujtojmë se modelja e mbajti larg vëmendjes së rrjeteve sociale shtatzëninë dhe e zbuloi shumë pranë ardhjes në jetë të vajzës. Ndërsa Fero vendosi t’i dedikojë menjëherë një këngë dashurisë së tij më të madhe./revistawho.com