Departamenti i Policisë në LA ka nisur një hetim ndaj Chris Brown.
Ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje.
Incidenti ka ndodhur në shtëpinë e 32 vjeçarit.
Gruaja pretendon se Brown e ka goditur atë në pjesën e pasme të kokës.
Nuk është hera e parë që këngëtari përdorë dhunë fizike mbi gra.
Ai në vitin 2009 u dënua për shkak të sulmit ndaj ish të dashurës, Rihannës.
Ai gjithashtu kishte kërcënuar edhe ish të dashurën Karrueche Tran në vitin 2017, ku i kishte dërguar mesazhe se do ta rrihte.