Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
Në total numri i rasteve aktive është 165.