Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro taksë kur udhëtojnë në Mal të Zi

Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi, kështu tha drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku.

Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shty zbatimi i saj për një muaj.

Marrëveshja do të nënshkruhet me 25 qershor në ora 14:00.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”.

“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”.

Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik, raporton EO.

“Është një vendim që i parapri një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.