Lia Stublla prezanton atmosferën e punës, shumë porosi, plot atmosferë, dhe gjithçka me stil

Lia Stublla ka marrë dje një nga lajmet më të mira të kohëve të fundit. Zyrtarizimi i lejimit të dasmave ka qenë një “myzhde” për të duke patur parasysh numrin e madh të kërkesave që ka.

Lia duket se është gati për sezonën, gjë e cila shihet në postimet publike të saj. Stafi i saj është angazhuar maksimalisht dhe po shërbejnë me plot përkushtim ndaj shumë porosive që kanë.

Si zakonisht, stili dhe eleganca janë tipari i Lias dhe jo më kot tashmë është dizajnere me famë edhe ndërkombëtare.

Lia pak ditë më parë shijoi ca ditë pushimi me të dashurin e saj Fatosin dhe duket se ka mbushur bateritë për sezonen verore.