Mats Hummels ka folur për lëndimin e tij para ndeshjes me Hungarinë.
Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka folur për gjendjen e lëndimit të tij para ndeshjes me Hungarinë.
32 vjeçari mungoi në dy seancat stërvitore të fundit dhe ka treguar për të cilin e pësoi ndaj Portugalisë.
“Kam qenë duke u kujdesur për gjurin tim kohët e fundit”, tha ai.
“Fatmirësisht, këtu kam kujdesin më të mirë nga mjekët. Ndonjëherë dhimbja shtohet kur luaj në ndeshje, por nuk është ndonjë gjë e pamenagjueshme dhe nuk ka ndikim në paraqitjet e mia”, shtoi ai.
“Ndoshta duhet të mungoj edhe disa stërvitje, por kjo është vetëm për ta menaxhuar situatën”, përfundoi Mats Hummels.