Fustani i hapur që Hailey Bieber zgjodhi për të takuar Presidentin francez Emmanuel Macron ngjall reagime të shumta

Të hënën, Justin dhe Hailey u takuan me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte, të veshur me disa veshje që shumë fansa menduan se nuk ishin të duhurat për një takim zyrtar.

Ndërsa Justin kishte një kostum me vija Celine dhe një këmishë me pulla, si aksesorë zgjidhi një gjerdan argjendi dhe atlete të kaltra dhe të bardha Low, që i jepnin pamjes së tij një hije jo zyrtare.

Ndrëkohë gruaja e tij, Hailey, shtangi me një fustan me ngjyrë bezhë nga marka LaQuan Smith të hapur në pjesën e poshtme të gjoksit – fansat ishin konfuzë në lidhje me pamjen e saj, duke e quajtur atë “të papërshtatshme”, “pa respekt”, “pa klas” dhe “pa shije”.


“A mund t’i thotë dikush Biebers se kjo është një ngjarje qeveritare?”, pyeti një komentues.

Megjithëse është e paqartë saktësisht pse këngëtari dhe supermodelja u takuan me Macrons, e hëna ishte Dita e Muzikës në Francë, e cila përfshinte koncerte dhe turma në Pallatin Presidencial.