A ndikon shikimi i televizionit në dobësimin e vëmendjes të fëmijës? Shkenca vërtetoi se jo

Studimi: Shikimi i televizorit nga fëmijët në moshë të hershme, s’ka lidhje me problemet e vëmendjes.

Një përmbledhje gjithëpërfshirëse e botuar së fundmi në revistën “Psychological Science” rishikoi studimet e mëparshme që pretendonin ekzistencën e një lidhje të drejtpërdrejtë midis kohës së hershme që fëmijët e vegjël kalonin para ekranit, dhe problemeve të vëmendjes tek ata. shkruan Bota.al.

Megjithëse studime të tjera nuk pasqyrojnë këto gjetje, studimet e mëparshme vazhdojnë të raportohet gjerësisht nga media.

“Gjetjet nga studimi origjinal, nuk janë vërtetuar pas shqyrtimit tonë të mëtejshëm. Ne zbuluam se nuk ka ende asnjë provë që televizori në vetvete, shkakton sindromën e ADHD, ose ndonjë lloj problemi të vëmendjes tek fëmijët e vegjël”,- thotë Uollas Dikson Xhunior një profesor i psikologjisë dhe shef departamenti në Universittin Shtetëror të Tenesit Lindor, njëherazi bashkë-autor i studimit.

“Hulumtimi ynë na tregon gjithashtu se është e rëndësishme të jemi skeptikë ndaj zbulimeve sensacionale, që vijnë në formën e diçkaje që po dëmton të gjithë fëmijët tanë. Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë edhe prova të jashtëzakonshme.

Ajo që na entuziazmon në lidhje me hulumtimin tonë, është se ne mund t’i lehtësojmë prindërit, duke i bërë ata të ndjehen më pak fajtorë për lejimin e fëmijëve të tyre të shikojnë televizion kur janë shumë të vegjël”-thotë Dikson.

Studimi i sapo raportuar përfshiu shikimin e të dhënave të njëjta si studimi i vitit 2004 dhe përdorimin e analizave multiverse – një teknikë që përfshin shtrimin e një pyetje në qindra mënyra të ndryshme, për të përcaktuar nëse përgjigjet janë çdo herë të ngjashme.

Kjo metodë u përdor për të krijuar 848 analiza, me synim për të zbuluar nëse shikimi i televizorit nga fëmijët në moshë të hershme, shkakton më vonë më vonë probleme me vëmendjen. Një shumicë dërrmuese e rezultateve, nuk treguan ndonjë lidhje midis të dyjave.