Nis takimi Di Maio-Gërvalla

Ka filluar takimi në mes të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologut të saj italian Luigi Di Maio.

Pas takimit, ministri i Jashtëm italian do të nënshkruajë marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Transfereve të Qeverisë së Kosovës.

Dokumenti është marrëveshje per eliminimin e tatimit të dyfishtë sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.