Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka njoftuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo –parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.
Në një deklaratë të dhënë për Tanjug, Daçiq vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.
Vuçiq kishte njoftuar se do t’u drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila parashihej të zhvillohej më 22 qershor.
Vuçiq pritet që nesër të fals për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të zhvilluar së fundi në Bruksel.