Suksesi i këngëtares së njohur shqiptare, Dhurata Dora, është tashmë mëse i ditur.
Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime.
Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet se nuk po ndalet me punën në studio muzikore.
Foto: Instastory
Vërehet po ashtu se Dora për disa ditë me radhë është fokusuar në studio muzikore, derisa po punon për projektet e reja.
Ajo nuk la anash edhe një falënderim për fansat e saj, duke u dërguar puthje atyre.
Foto: Instastory
“Only You” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Maitre Gims.