Koha kur Steiner dhe UNMIK në vitin 2003 kundërshtuan institucionet një-etnike

Ish kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner e kishte kundërshtuar themelimin e institucioneve të bazuara në një etnike.

Në një njoftim dërguar aso kohe mediave nga ana e UNMIK-ut thuhet se as në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 nuk parashihet krijimi i institucioneve të tilla.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti kishte thënë se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në vend.

“Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, kishte thënë Kurti.