Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një grua ka rrahur burrin e saj.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, njofton Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.