Emina Cunmulaj me bashkëshortin e saj festojnë gjashtë vjetorin e martesës

Ajo është aktive me postime në rrjete sociale e cila ndan momente të shumta nga përditshmëria e saj.

Dhe së fundmi, Emina Cumulaj bëri të ditur se feston përvjetorin e martesës me bashkëshortin.

Ajo festoi ditën e djeshme gjashtë vjetorin e martesës teksa publikoi imazhe të realizuara gjatë martesës.

“Filloi me vetëm ne të dy dhe sërish do të përfundojmë me ne të dy. Urimë gjashtë vite martesë me plot kujtime të bukura, me shumë mësime për jetë dhe dashuri të pafund”, ka shkruar modelja në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, çifti nga martesa e tyre kanë dy vajza dhe Emina tashmë është në pritje të fëmijës së tretë.