Rita publikoi të tjera imazhe me fustanin transparent.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shumë herë ka treguar publikisht mbështetjen për komunitetin LGBTI.
Së fundi, ajo bashkë me miqtë e saj më të mirë u mblodhën në një darkë për të festuar me rastin e “Muajit të Krenarisë”.
Rita kishte zgjedhur të vishej me një fustan transparent, ndërsa flokët i kishte kapur lart dhe dukej atraktive.
E pranishme në këtë ndejë ishte edhe Demi Lovato, e cila ka pak kohë që është deklaruar si panseksuale.
Në imazhet që artistja i ndau me ndjekësit, nuk kanë munguar dekoret shumëngjyrëshe në ambientin ku u mbajt ajo ndejë.
“Kalova shumë mirë duke festuar KRENARINË mbrëmjen e kaluar me disa nga të preferuarit e mi
Dashuroni pa limite @boobytape #ad“, shkruan Rita.