Reshje të dendura shiu kanë rënë sot në Prishtinë.
E ato kanë ndikuar edhe në përmbytjen e rrugëve nga uji.
Kështu ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, teksa në videot e postuara në rrjete sociale shihet sasia e madhe e ujit që vështirëson qarkullimin e automjeteve.
Vërshime ka pasur edhe në rrugë tjera të kryeqytetit.