Portugalia – Gjermania, formacionet e mundshme

Gjermania do ketë përballe Portugalinë në derbin e ditës së sotme në “Euro 2020”.

Portugalia kërkon kualifikimin në ndeshjen me Gjermaninë, ndërsa “Die Meinschaft” kërkon pikët e para pas humbjes nga Franca.

Në ndeshjet kokë më kokë në kuadër të Kampionatit Evropian, Kombëtaret janë ndeshur katër herë, ku prej tyre, Gjermania ka dy fitore, Portugalia një dhe një herë Kombëtaret kanë barazuar.

Selektori portugez, Fernando Sansos ka deklaruar se Gjermania nuk e frikëson aspak atë dhe se Portugalia hyn në ndeshje me mision të qartë, që të fitojë ndeshjen pasi nuk ka asgjë për të humbur.

Ndërkohë, selektori gjerman, Joachim Low deklaroi se Portugalia nuk ka vetëm Cristiano Ronaldon në sulm, por edhe shumë opsione tjera të rrezikshme, Low e cilësoi si një ndeshje të vështirë për gjermanët.

Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Gündoğan, Kroos, Gosens; Havertz, Müller; Gnabry

Portugalia: Rui Patrício; Semedo, Rúben Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, Carvalho; Jota, Bruno Fernandes, Bernardo Silva; Ronaldo.