JLo duket për mrekulli në fotografitë e fundit.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka qenë kryetitull i medieve rozë javët e fundit.
E gjithë kjo pasi ylli është rikthyer në krahët e ish-të dashurit, Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez.
Pavarësisht faktit se nuk ishin deklaruar asnjëri për lidhje, fotografitë në çaste intime flasin më së miri.
Në fotografitë e fundit, Jennifer merr vëmendje me dukjen elegante e veshur me një këmishë e fustan të verdhë.
Me fustanin e hapur tek këmbët, artistja provokoi pranë pishinës, teksa veshjen e kombinoi me një palë çizme të gjata.
Kujtojmë se Jennifer Lopez së fundi ka nënshkruar me Netflix për filmin “Atlas”.