Ndotja e ajrit në Europë në nivele shqetesuese, mbi 400 mijë viktima në vit

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Ambientit, niveli i ndotjes së ajrit në Europë është në nivele shqetësuese. Nga 323 qytete të studiuara, ajri klasifikohet i mirë vetëm në 127 prej tyre.

Smogu nuk ka kufij, por në Europë është përqendruar në qytete që vazhdimisht regjistrojnë një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Vendin e parë për ajrin më të ndotur e merr qyteti polal Novi Sakz dhe nuk është një surprizë nëse merret në konsideratë, se qytetet në lindje të Europës, ku qymyri është ende burim kryesor energjie, kryesojnë klasifikimet për ndotjen e ajrit.

Një e dhënë që konfirmohet dhe nga raporti i Agjencisë Europiane të Ambientit. Sipas ekspertëve, ndotja e ajrit shkakton më shumë se 400 mijë vdekje të parakohshme në vit në Europë, por shkakton dhe paologji të ndryshme ndër të cilat, sëmundjet kardiake dhe ato të mushkërive. Këto të fundit janë dy arsyet kryesore të vdekjeve në Europë.

Qyteti italian i Kremonës renditet në vendin e katërt. Nga 323 qytete të studiuara, ajri klasifikohet i mirë vetëm në 127 prej tyre. Raporti vë në dukje e masat e bllokimit kanë sjellë reduktime të rëndësishme, deri në 60 për qind të ndotjes së ajrit, por situata aktuale mbetet ende shumë kritike.