Labi dhe Buraku janë bërë bashkë për një duet.
Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë, Labinot Tahiri dhe Burak Vehapi po sjellin një këngë të re.
Artistët lansojnë sot projektin e ri muzikor, i cili vjen i shoqëruar edhe me videoklip.
Me anë të një postimi në Instagram, Buraku shkroi fjalë të mëdha për Labin, duke thënë se e përkrahu që nga dita e parë kur u ngjit në skenë.
Ai e quan “qershi mbi tortë” bashkëpunimin me Labin, ndërsa edhe ky i fundit shkruan fjalë miradie për artistin.
Labi i uron suksese Burakut dhe gjithë artistëve të tjerë, ndërsa njofton se kënga e re do të lansohet në orën 16:00.
“Sot nga ora 16:00 klipi dhe kënga më e re nga Labi & Buraku! Uroj që do ta pëlqeni shumë se çdo këngë e jona, nvaret sa e doni ju me zemër, e jo sa i blehen ato fare liket. Like jeni ju meshkuj e si vajzat!”, shkruan Labi.
Fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë kanë përgatitur këta dy artistë.