UEFA ka mundësi të ndryshojë lokacionin e finales dhe gjysmëfinales së “Euro 2020”.
E gjitha kjo pasi që në Angli kanë ndryshuar disa rregulla sa i përket karantinës.
Gjysmëfinalet dhe finalja parashihet të zhvillohen në Wembley Stadium të Londrës.
Me rregullin e ri, zyrtarët e UEFA-së, VIP-at, sponsorët dhe gazetarët ndërkombëtarë duhet të hyjnë në karantinë 10 ditore sipas udhëzimeve të Qeverisë britanike.
Kjo është arsyeja përse UEFA po mendon ndryshimin e lokacionit, dhe vetëm “Puskas Arena” në Budapest mbetet i vetmi që ka kapacitetin e plotë.
UEFA po negocion me Qeverinë Britanike që të bëjë përjashtim në këtë rast, por negociatat ende nuk kanë dhënë fryt.