Ka pak ditë që ka lansuar këngën “Shqipetare” në bashkëpunim me Luara Ranin. Por, ky është vetëm hapi i parë i Ermalit drejt një vere të nxehtë.
Këngëtari i mirënjohur kosovar pritet të “kall lojën” me hitin e verës. Ermali pritet të lansojë shpejt një duet me Gjikon.
Kënga pritet të jetë një hit i vërtetë.
Indeksonline merr vesh së kanë mbetur pak ditë para lansimit të këngës dhe se bëhet fjalë për një projekt që premton shumë.
Kjo pritet të jetë kënga e tretë e Ermalit në më pak se 3 muaj, pas lansimit të suksesshëm edhe të këngës “Para Para” në duet me Geasy e Majk.