Luana Vjollca po rikthehet me projektin e ri muzikor.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, tash e disa kohë ka paralajmëruar këngë të re.
Këngëtarja ka lansuar projektin e shumëpritur “1 Mijë vjet” në platforma digjitale, menjëherë pas lajmit se ajo tashmë ka bërë ëndrrën e saj realitet dhe i është bashkuar tashmë “Sony Music”.
Luana lajmin e rëndësishëm e dha në Instagram ku ndau një fotografi në të cilën shfaqej plot stil e veshur me një fustan të zi e ulur në tokë.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mama ja dola per te dyja ne.”.