Reperi i famshëm botëror, Bobby Shmurda së fundmi u lirua nga burgu pasi i përfundoi dënimi disa vjeçar.
Të gjithë menduan që ai sapo të lirohet do të lansoj këngë të reja por kjo nuk ndodhi.
Por, Bobby duket se së shpejti do të bëhet pjesë e një labeli të famshëm. Bëhet fjalë për labelin “Roc Nation” që udhëhiqet nga Jay Z.
Ai publikoi një video në Instastory ku shihet duke dal nga zyrat e “Roc Nation”. Mbetet të shihet nëse ai do të vazhdoj karrierën e tij nën siglën e “Roc Nation”.