Elvana u lumturua pa fund për mbështetjen që mori nga ylli i muzikës.
Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka pak ditë që ka publikuar këngën “Loti”, e cila u mirëprit nga ana e publikut.
Kënga e re e Elvanës po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare, madje nga një prej këngëtareve më të njohura të tregut të huaj.
Bëhet fjalë për Innën, e cila shpërndau këngën e Elvanës në Instagram, ku ndiqet nga një numër i madh i ndjekësve.
“Kjo është flori”, shkruan Inna sipër videos.
Ndërsa, Elvana e shpërndau menjëherë postimin duke thënë “Kjo ma bëri ditën, faleminderit mbretëreshë! Të dua”.