Kancelari austriak: T’i mbajmë premtimet për Ballkanin Perëndimor

Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, ka bërë thirrje që BE-ja t’i mbajë premtimet e veta në raport me Ballkanin Perëndimor.

Këto komente, Kurz i ka bërë pas samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti.

Gjersa ka shkruar për pjesëmarrjen e Lajçak në këtë samit, ai ka kërkuar që premtimet e BE-së në raport me Ballkanin të realizohen.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për pjesëmarrjen në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Është e rëndësishme që të rivendoset përkushtimi për përspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. T’i mbajmë premtimet tona”, ka shkruar ai.