Duke gjykuar nga tendencat e fundit në rrjetet sociale, por edhe nga stilistët, si Marc Jacobs dhe modelet, si Bella Hadid, xhinset e ngushta shumë shpejt mund t’i takojnë të kaluarës.
Aktoret Katie Holmes dhe Tracee Ellis Ross, si dhe modelja Bella Hadid, janë shfaqur me xhinse të gjera, të çrregullta – kurse i fundit në një seri të pantallonave të gjera është përfshirë stilisti i famshëm i modës, Marc Jacobs, i cili duhej t’i jepte vulën e tij unike trendit të ri.
Jacobs veshi xhinset me këmbë të gjera të markës luksoze Balenciaga dhe gjithçka u dokumentua nga postimet në profilin e tij në Instagram.
Më herët edhe marka kult e xhinseve, Levi’s, njoftoi për “rregullin e këmbëve të gjera” me një koleksion të ri mode në fillim të vitit.
Derisa fotografitë nga rrjetet sociale dhe stili i veshjes së blogerëve dhe ndikuesve të modës lë të kuptohet për të njëjtën gjë.