Shërbimi Korrektues njofton për lehtësimin e masave antiCOVID brenda burgjeve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Departamentin Shëndetësorë të Burgjeve dhe bazuar në vlerësimin e gjendjes së pandemisë COVID-19, nga data 21 qershor do të lehtësojë disa nga masat brenda burgjeve.

• Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave;

• Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore;

• Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019;

• Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është theksuar se do të vazhdohet bashkërendimi me institucionet relevante të Kosovës si dhe do të mbajë të informuar publikun lidhur me hapat e tjerë në vazhdim.