Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.
Kryeministri, Edi Rama, ka bërë të ditur se që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer deri në 850 mijë vaksinime.
Është bërë e ditur se që nga nisja e fushatës së vaksinimit e deri më sot, Shqipëria ka administruar 967 mijë vaksina në total.
Ende po vazhdon vaksinimi i kombinuar, ku përveç të moshuarve mbi 60 vjeç, po vaksinohen edhe punonjësit e shërbimeve kritike.
Javëve të fundit kemi pasur rënie të dukshme të numrit të rasteve pozitive me koronavirus jo vetëm në Shqipëri, por në përgjithësi në vendet e Ballkanit.