Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e parë me kryesuesin e ri, Kreshnik Radoniqi, nga i cili sot u kërkua që ta ruaj KQZ-në nga agjendat politike.
Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani që fillim të mbledhjes, tha se uron që kryesuesi i ri të jetë gardian i KQZ-së.
Elshani u shpreh se Radoniqi duhet të jetë gardian i KQZ-së në raport me tendencat dhe agjendat politike.
“Uroj të jeni një gardian i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i Ligjeve në fuqi dhe njëherit i KQZ-së në raport me tendencat dhe agjendat politike të subjekteve politike”, tha Elshani në hyrje të mbledhjes.