Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e parë me kryetarin e ri të saj, Kreshnik Radoniqi.
Në kuadër të kësaj mbledhje do diskutohen disa pika të rendit te ditës.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.39/2021.
Aktivitetet e SKQZ-së:
Aktivitetet e ZRPPC-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.
Shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.
Këshillat e KQZ-së:
• Këshilli për Çështje Ligjore:
Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre.
• Këshillit për Operacione Zgjedhore:
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Të ndryshme;