Danimarka dhe Belgjika përballen sot nga ora 18:00
Kapiteni i Kombëtares së Danimarkës Simon Kjaer, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes.
“Kanë qenë disa dite speciale, ku futbolli nuk ishte gjëja më e rëndësishme”.
“Nje tronditje qe do te jete pjese e imja, e të gjithë neve përgjithmonë! Një gjë që është e rëndesishme dhe ka rëndësi është që Christian është mire! Jam krenar se si vepruam si grup dhe qëndruam bashkë në ato momente të vështira! Jam i prekur dhe shumë mirënjohës për mbështetjen”.
“Sot, do të hyjmë ne fushë kundër Belgjikeë me Christianin në zemrat dhe mendjet tona! Do të luajmë për të dhe si gjithmonë, per të gjithë Danimarken! Ai është motivi ynë më i madh”
“Si gjithmonë, le të japim më të mirën”.
Eriksen u shtri në tokë pa ndjenja, në ndeshjen e parë të Danimarkës kundër Finlandës, fatmirësisht gjendja e tij tani është stabile.