Federata e Futbollit të Danimarkës, ka njoftuar për gjendjen e Christian Eriksen.
Eriksen ra pa ndjenja në fushë, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.
Kjo është deklarata e lëshuar pak më parë nga ekipi kombëtar i Danimarkës në lidhje me gjendjen e Christian Eriksen.
Mjeku i ekipit kombëtar të Danimarkës Morten Boesen ka qenë në kontakt me specialistin e zemrës në spitalin Rigshospitalet dhe Christian Eriksen, këto janë të rejat e fundit:
“Pasi Christian i është nënshtruar disa ekzaminimeve të zemrës, u vendos që ai të ketë një ICD(defibrilator i implantuar). Ky mjet është i nevojshëm pas një sulmi në zemër për shkak të anomalive të ritmit të zemrës”.
“Christian ka pranuar këtë zgjidhje dhe plani u miratua nga specialistët kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilët rekomandojnë të njëjtin trajtim”.
“Ne inkurajojmë të gjithë ti japin Christian dhe familjes së tij paqen dhe privatësinë e tyre në ditët në vijim”.